Dhjetëra të rinj iu bashkuan PDK-së

18 nëntor 2018 | 19:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë me dije se dhjetëra të rinj e të reja iu bashkuan të dielën kësaj partie.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ta dhe jam shumë i lumtur kur shoh dëshirën e tyre qe të marrin përgjegjësi. Krenar, po ashtu, me rininë që ndjek qëllimet e veta dhe nuk dorëzohet. Dekada e Re është platforma e të gjithëve, për të sjellë ndryshime të mëdha në vend, për t’i dhënë rinisë edhe më shumë rol”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dhjetëra të rinj e të reja iu bashkuan sot Partisë Demokratike të Kosovës. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ta dhe…

Gepostet von Kadri Veseli am Sonntag, 18. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbajtur kualifikimet për femra në garat e gjimnastikës artistike…