Dhjetëra viktima nga përmbytjet Bangladesh dhe Indi

19 qershor 2022 | 13:10

Dhjetëra të vdekur e miliona njerëz kanë mbetur të bllokuar pasi përmbytjet goditën Bangladeshin dhe Indinë.

Parashikuesit kanë thënë se përmbytjet do të përkeqësohen gjatë dy ditëve të ardhshme me shira të dendur në Bangladesh dhe në rrjedhën e sipërme në verilindje të Indisë, raporton “Al-jazeera”.

Stuhitë në Bangladesh dhe Indi kanë vrarë të paktën 41 njerëz dhe kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese që lanë të bllokuar miliona të tjerë, thanë zyrtarët të shtunën.

Përmbytjet janë një kërcënim i rregullt për miliona njerëz në Bangladeshin e ulët, por ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit shpeshtësinë, egërsinë dhe paparashikueshmërinë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se lufta në…