Dhoma e Tregtisë: Bojkotoni produktet e Serbisë

12 dhjetor 2022 | 10:31

Mënyra më e mirë dhe më paqësore me i dal zot vendit, është duke blerë produkte vendore dhe duke mos blerë asgjë të prodhuar në Serbi, pasiqë ky shtet në vazhdimësi është duke e penguar qarkullimin e mallrave tona përmes Serbisë. Reciprociteti i Kosovës është më shumë se i nevojshëm. 

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) ripërseritë kërkesën ndaj bizneseve që bëjnë tregti me Serbinë që ta ndërprejnë menjëherë bashkëpunimin duke marrë parasysh pretendimet e vazhdueshme dhe në rritje territoriale që Serbia në përkrahje të Rusisë i ka ndaj Republikës së Kosovës, duke vazhduar ta mbajë në Kushtetutën e Serbisë territorinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e DHTIK.

“Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione, duke e konsideruar aleatin kryesor të saj. DHTIK mbështetë iniciativat nga Evropa dhe SHBA dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rrisë angazhimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të të përshpejtojnë procedurat për futjen e Kosovës në BE dhe NATO, si një garanci për rritjen e sigurisë në Ballkan dhe Evropë dhe shuarjen e pretendimeve të Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës”.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), që nga themelimi është në përpjekje të vazhdueshme të mbështetjes së bizneseve, sidomos atyre prodhuese në mënyrë që t’i zëvendësoj produktet e Serbisë me ato vendore.

Dhjetëra mijëra shqiptarë e sakrifikuan gjakun për Kosovën. Bojkoti i këtyre produkteve është minimumi që mund të bëjmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se u kërkon shqiptarëve…