Dhuna në finalen e Superkupës, ky është reagimi i KB Trepça

18 shtator 2023 | 13:35

KB Trepça ka dënuar ngjarjet e dhunshme që ndodhen gjatë dhe pas finales së Superkupës në ndeshjen Trepça-Peja. Sipas klubit mitrovicas sjelljet e disa individëve që mundohen të kamuflohen brenda grupeve të tifozëve po e prishin imazhin e klubit.

“Klubi i basketbollit Trepça shpreh shqetësimin për disa episode jo të mira gjatë dhe pas finales së Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça – Peja, e zhvilluar të dielën në Suharekë. Klubi i basketbollit Trepça angazhohet maksimalisht për sjellje të dinjitetshme të të gjithë akterëve në ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë shikuesit në tribuna. Në të njëjtën kohë klubi ynë dënon sjelljen e disa individëve të caktuar, që mundohen të kamuflohen brenda grupeve të tifozëve, që i bëjnë dëm klubit tonë, imazhit të klubit dhe basketbollit në përgjithësi”, thuhet në reagimin e KB Trepça.

“Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative dhe nga ndeshja e ardhshme do të ketë masa të rrepta ndaj atyre individëve që me veprimet e tyre bien ndesh me misionin e klubit dhe basketbollit Kosovar. Gjithë tifozët i urojmë për suksesin e arritur dhe në të njëjtën kohë i lusim për kujdes që të distancohen nga individët që me veprimet e tyre i sjellin dëme klubit tonë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e skuadrës mirtovciase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me direktivë të Komitetit Drejtues të LPRK - së dhe…