Tridhjetë e pesë vjet nga takimi me diplomatët e shtetit shqiptar

18 shtator 2023 | 13:29

Me direktivë të Komitetit Drejtues të LPRK – së dhe në marrëveshje  me shokët, pikërisht më 15.09.1988 dy përfaqësues të saj u caktuan që të shkojnë në Ambasadën  e Republikës së Shqipërisë në Vjenë të Austrisë, Orhan Ibrahimi e Menderes Zeneli, të cilët zbatuan detyrat që iu ishin ngarkuar. Për këtë takim ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë i drejtohet dhe e lajmëron Ministrinë e Punëve të Jashtme, me numër protokollar 1156 të datës 15.09.1988.

Njëkohësisht për shkuarjen tonë lajmërohen edhe udhëheqësi i lartë e Shtetit dhe Partisë, shoku Ramiz Alia.

Takimin e parë e realizuam me Sekretarin e Parë – Ilir Çapon, ku patëm edhe një pritje të ngrohtë, vëllazërore. Ne shtruam kërkesat tona dhe synimet për çka kishim shkuar. Pra objektivi  ynë kryesor ishte që Shteti Amë të kyçet drejtpërdrejtë, në aftësimin e përgatitjen ushtarake  për njerëzit, që do i dërgonim në Shqipëri ! Duke e parë rëndësinë dhe peshën e kërkesave tona, sekretari, na organizoi një  takim të dytë me ambasadorin Thanas Milo. Nga ana jonë, kërkesat janë drejtuar me shkrim, dhe të nënshkruara nga Menderes Zeneli e Orhan Ibrahimi. Kërkesat u janë drejtuar Qeverisë Shqiptare në Tiranë përmes Ambasadës në Vjenë.

Edhe pse dëshira ishte e jashtëzakonshme, ne e kuptonim pozicionin neutral të shtetit Shqiptar  kundruall blloqeve, (ushtarake )që kishte ndarë botën, ndërsa Shqipëria nuk bënte pjesë në asnjërin, kishte vështirësi të merrte një aktivitet të tillë. Me rënien e Paktit të Varshavës roli i Shqipërisë karshi çështjes Shqiptare të pazgjidhur merr tjetër kahje. Ajo do të vejë të gjitha kapacitetet Institucionale në shërbim të çështjes kombëtare.

Kërkesa për trajnim ushtarak u bë realitet. Gati po të njëjtit njerëz që kishin bërë kërkesë, do të trajnohen më 1991 në Shqipëri. Në Grupin e parë do të bëjnë pjesë : Zahir Pajaziti, Xhevat Qerimi, Bajram Kadriu e të tjerë. Kurse në Grupin e dytë ishin: Adem Jashari, Ilaz Kodra, Orhan Ibrahimi, Xhavit Gubetini e të tjerë…

Ky akt i shkuarjes të dy grupeve për përgatitej të ushtrimeve në Shqipëri ishte fat i jetës sime, ishte një nder, krenari dhe privilegj që t’ua jap dorën duke i përshëndetur për rrugë të mbarë dhe duke i pritur kur janë kthyer.

Me këtë rast, falënderimi i madh shkon, në rend të parë për ata, që kanë qenë në dijeni dhe  kanë ruajtur sekretin gjatë këtyre tridhjetë e pesë viteve:

Shokët nga radhët e organizuara, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë.

Gjithsesi udhëheqësit e shtetit Shqiptar, në veçanti ata të Sigurisë Kombëtare.

(Për takimet me udhëheqësit e shtetit në Tiranë dhe ushtrimet ushtarake të viteve ‘90 – ta do të shkruajmë në vazhdimësi…)

Preshevë, Kumanovë

15.09.1988 – 15. 09.2023

Menderes Zeneli , Orhan Ibrahimi

May be an image of ticket stub and text

May be an image of text

May be an image of ticket stub and text

May be an image of text

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj I ka reaguar kryeministrit të Kosovës Albin…