Dhuna në Kuvendin e Kosovës, reagon kryeministri Rama

13 korrik 2023 | 12:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas përplasjeve fizike që ndodhën këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.

Rama ka kërkuar nga opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për shqyrtimin e ankesave për Regjistrimin e Bizneseve i…