Dhuratat që Kylie Jenner mori për ditëlindje

12 gusht 15:20

Dy ditë më parë, Kylie Jenner festoi ditëlindjen e 25-të.

Ajo organizoi një festë private në një jaht, ku ftoi miqtë më të ngushtë dhe familjarët e saj. Ndërkohë, sot është zbuluar dhurata që nëna e saj, Kris Jenner, i ka bërë të bijës.

Bëhet fjalë për një çantë të rrallë, Hermes Birkin, e cila kushton rreth 100 mijë dollarë.

Në video e publikuar nga “The Independent“ , themeluesja e Kylie Cosmetics hapi dy nga kutitë e firmës së Hermes në ngjyrë portokalli, ndërsa të gjithë të ftuarit e saj e shikonin.

Kutia e parë përmbante një palë pantofla portokalli pelushi të Hermes, të cilat shiten me pakicë për 670 dollarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryeministri Albin Kurti, ka marrë…