Dhurohen 70 motokultivatorë dhe freza për fermerët e Deçanit

19 janar 2022 | 17:26

Komuna e Deçanit ka dhuruar të mërkurën 70 motokultivatorë dhe freza për fermerët deçanas. Në ceremoninë e ndarjes kanë qenë të pranishëm kreu i Komunës, Bashkim Ramosaj dhe drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rifat Stojkaj.

“70 motokultivatorë dhe Freza për fermerët tanë! Të dashur fermerë, nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të fillosh vitin duke dhuruar, e këtë herë me shpërndarjen e 70 motokultivatorëve dhe frezave për ju. Sot, jam jashtëzakonisht i lumtur që bashkë me kryetarin z. Bashkim Ramosaj dhe stafin e Drejtorisë së Bujqësisë edhe njëherë po i qëndrojmë besnik fjalës sonë. Ne jemi zotuar që të zhvillojmë potencialin tuaj në zhvillimin e veprimtarisë që ju bëni. Jemi në detyrë për ju. Progresi juaj është progres për vendin tonë. Andaj bashkë si përherë do të fuqizohemi. I gëzofshi e paçim ditë edhe më të mira!”, ka shkruar Stojkaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar masa urgjente…