Di Francesco, trajneri i parë i shkarkuar në Serinë A

14 shtator 2021 | 12:32

Eusebio Di Francesco është trajneri i parë që është shkarkuar në sezonin e ri në Seria A.

Trajneri i Veronës e nisi me tri humbje ndaj Sassuolos, Interit dhe Bolognës, dhe kjo solli vendimin nga drejtuesit e ekipit.

Di Francesco iu bashkua skuadrës gjatë verës, për të zëvendësuar Juriçin, por rezultatet e dobëta kanë bërë që aventura e tij të mos zgjasë shumë.

Ky është shkarkimi i radhës për strategun italian. Më parë, është hequr nga puna kur drejtonte Romën, Sampdorian dhe Cagliarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zakonisht, politikanët që janë në pushtet priren për ta çuar…