Dialogun duhet ta drejtojë një qeveri e votuar e jo një qeveri e shkarkuar

09 prill 2020 | 17:00

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se një kryeministër i shkarkuar nuk ka mandat të jetë nismëtar i krijimit të ekipeve për dialog me Serbinë.

Nitaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se qeverisë së re që do të vije i takon të merret me krijimin e ekipit për dialog me Serbinë.

Ai ka thënë se pavarësisht se kush do të vije në krye të qeverisë së re, AAK-ja do t’i japë mbështetje këtij procesi.

“Qëndrimi i AAK-së për dialogun ka qenë i qartë tash e sa kohë. Dialogu nuk është një proces që i takon një partie politike, por në të duhet të jenë të përfshirë të gjithë. Deri këtu jemi në rregull.
Por Albin Kurti është kryeministër i shkarkuar dhe nuk besojmë se ai ka mandat të jetë nismëtar i krijimit të ekipeve për dialog. Kjo i takon një qeverie të re, e cila duhet të jetë e votuar në Kuvend dhe ta ketë mandatin e plotë”.

“Ne nuk mund të paragjykojmë sot për qeverinë e re, por pavarësisht se kush do të jetë në krye të saj, ne do t’i japim mbështetjen tonë dhe do ta ofrojmë kontributin tonë, qoftë edhe si pjesëmarrje në krijimin si një konsensusi nacional për dialogun. Në Kosovë ka ndodhur shkarkimi i Qeverisë dhe nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë. Dialogun duhet ta drejtojë një qeveri e votuar e jo një qeveri e shkarkuar!”, ka shkruar Nitaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Murati Sot janë dy përvjetorë të rëndësishëm për Kosovën:…