Diaz ndryshon kombëtare, FIFA jep miratimin

13 mars 2024 | 14:36

Brahim Diaz ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Marokut dhe Federata e vendit afrikan tashmë ka “dritën jeshile” nga FIFA për të bërë këtë lëvizje dhe për ta thirrur talentin e Real Madrid në listën e radhës.

Të martën, më 12 mars, Federata Marokene ka marrë nga FIFA dokumentacionin që akrediton ndryshimin e kombësisë sportive të yllit të “Los Blancos”.

Sipas gazetës “MARCA”, tashmë është e qartë se Diaz do të veshë fanellën e “Atlas Lions”. Në fakt, sipas disa mediave marokene, lojtari mund të debutojë në miqësoret e ardhshme kund Angolës dhe Mautiranias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik dhe ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, beson…