Didier Chabert konfirmon përkrahjen e Francës në fushën e zhvillimit ekonomik

19 prill 2019 | 17:05

Didier Chabert shprehu mbështetjen e shtetit Francez në fushën e zhvillimit ekonomik në Kosovë

Ministri i Financave Bedri Hamza priti të premtën në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, ku diskutuan për progresin në fushën e financave si dhe për sfidat e vendit tonë në fushën e ekonomisë.

“Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoi Ambasadorin Chabert për trendin e të hyrave buxhetore, stabilitetin makro fiskal dhe planin për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë njëkohësisht edhe për planet e Ministrisë së Financave për fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministri Hamza gjithashtu e falënderoi Ambasadorin Chabert për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë dhe vazhdon ti jap Kosovës përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit. Me këtë rast, ministri Bedri Hamza shprehi keqardhjen e tij për djegien e Katedrales Notre Dame, e cila ka qenë gjithmonë një pikë reference e kulturës qindravjeçare franceze.

Ndërsa, ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehu mbështetjen e shtetit Francez në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Kosovës në BE.

Ai gjithashtu falënderoi Ministrin Hamza për vizitën në Paris dhe u shpreh se shumë shpejtë do të kemi marrëveshje të reja në mes të dy vendeve tona mike si rezultat i kësaj vizite.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho e ka paralajmëruar Liverpoolin se ata nuk…