Mourinho, Liverpoolit: Ja si ndalet Messi

19 prill 2019 | 16:54

Trajneri Jose Mourinho e ka paralajmëruar Liverpoolin se ata nuk mund t’i qasen një për një Lionel Messit kur përballën me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri portugez i ka komentuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve në ‘Russia Today’, ku i ka dhënë edhe një mesazh Liverpoolit se si mund të ndalet argjentinasi Messi.

“Messi po kalon një sezon fenomenal dhe me Juventusin dhe Ronaldon jashtë kësaj gare, ai e di se ‘Topi i Artë’ po pret për të. Messi është i lehtë për ta kuptuar, por nuk është e lehtë për ta krijuar një zonë për të kontrolluar atë, sepse ai vjen nga e majta, pastaj qëndron në mes. Është shumë e vështirë. Kur Messi ka topin, një, një, një, ju jeni të vdekur. Kjo është arsyeja pse kurrë nuk kam pëlqyer t’i qasemi një për një Messit. Messi është një kafaz, ju duhet të krijoni një kafaz për të”, ka thënë Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për drejtor Ngadhnjim Kastrati mori votat e gjashtë anëtarëve…