Digjet muzeu i muzikës në Gjakovë (Video)

30 gusht 2023 | 19:18

Muzeu i Muzikës – Tabhanet, në Gjakovë, të enjten është mbuluar në tym e flakë.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj. I njëjti tha se ende nuk është lokalizuar burimi i zjarrit.

“Mund të ju konfirmoj se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, tha Elezaj.

Në pamjet që ka bërë publike “Gjakova Sot”, shihet se një pjesë e mirë e Muzeut është dëmtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka folur për skandalin e…