QERSHORI I VITIT 1999 SHENOI DY ZHVILLIME KREJTËSISHT TË KUNDËRTA PËR SHQIPTARËT

28 qershor 2026 | 22:22


Ismet Sylejmani

Në njërën anë, pas përfundimit të luftës në Gjilan e në tërë Kosovën, hyrjes së NATO-s, dhe tërheqjes së forcave serbe në qershor 1999, Kosova u çlirua nga pushtimi serb dhe u hap një epokë e re për popullin shqiptar!

Në anën tjetër, pothuajse në të njëjtën periudhë, shqiptarët e Luginës së Preshevës u përballën me një valë përndjekesh masive!

Në shumë fshatra të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u shtuan masat represive, të cilat u shoqëruan me shpërngulje të popullsisë shqiptare dhe zbrazje të një pjese të vendbanimeve!

Kjo gjendje u bë një nga faktorët që çoi në konfliktin e armatosur në Luginën e Preshevës gjatë viteve 1999–2000!

Qershori i vitit 1999 mbetet një muaj me dy pamje të kundërta në historinë kombëtare shqiptare!

Ndërsa Kosova u çlirua nga pushtimi shekullor serb dhe populli i saj festoi lirinë për të cilën kishte luftuar dhe derdhur gjak, në Luginën e Preshevës filloi një periudhë e rëndë presioni, shpërnguljesh dhe boshatisjeje të shumë vendbanimeve shqiptare!

Kështu, në kohën kur lufta përfundoi në Kosovë, drama kombëtare vazhdoi për shqiptarët e mbetur nën administrimin e Serbisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë!

Qershori i vitit 1990 mbetet muaji i çlirimit të Kosovës dhe i shpërnguljes së popullit shqiptar nga fshatra të tëra nga Lugina!

Qershori histori e lavdishme dhe e hidhur e vitit 1999!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 28 Qershor 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Prishtina e Re ka zyrtarizuar rikthimin e Sami Borocit…