Sami Boroci rikthehet në KF Prishtina e Re

28 qershor 2026 | 22:16

KF Prishtina e Re ka zyrtarizuar rikthimin e Sami Borocit në klub, ku do të ushtrojë detyrën e Drejtorit Menaxhues dhe Sportiv.

Boroci, një nga themeluesit e klubit dhe një prej figurave kyçe në zhvillimin e tij, rikthehet pas një viti te FC Malisheva, ku kontribuoi në një sezon historik, duke ndihmuar skuadrën të përfundojë si nënkampione e Albi Mall Superligës.

Në njoftimin zyrtar, klubi vlerëson se Boroci ishte një nga arkitektët e projektit që, brenda pesë viteve (2020–2025), e ngjiti KF Prishtinën e Re nga rangu më i ulët i futbollit kosovar deri në elitë.

Sipas klubit, nën drejtimin e tij, Prishtina e Re u shndërrua në një model të vizionit dhe profesionalizmit në futbollin kosovar, duke kombinuar suksesin sportiv me ndërtimin e një strukture të qëndrueshme.

Me rikthimin e Borocit, drejtuesit synojnë të ndërtojnë një projekt afatgjatë dhe ambicioz, me objektiv rikthimin dhe konsolidimin e klubit në elitën e futbollit të Kosovës. Njëkohësisht, prioritet do të mbetet zhvillimi i akademisë dhe krijimi i një modeli të qëndrueshëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes…