Digjet një veturë në sllatinë, policia jep detaje

24 tetor 2021 | 21:23

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth djegies së një veture sonte në Sllatinë të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë rajonale për Prishtinës Daut Hoxha ka konfirmuar se dyshohet se deri te djegia e veturës ka ardhur si pasojë e instalimit elektrik.

“Sonte, rreth orës 19:30, policia pranuar informatën se tek ura e fshatit Henc, drejtimi i Prishtinës, një veturë është e përfshirë nga zjarri. Menjëherë në lokacion kanë dalë ekipet relevante policore dhe sipas informacioneve fillestare dhe vetë pronarit të automjetit, deri tek incidenti i zjarrit dyshohet të ketë ardhur nga instalimi elektrik”, ka thënë Hoxha.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve që kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe eksperti i zjarrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje mes të rinjve në çarshinë e gjatë në…