Digjet shtalla dhe lopa në Rahovec

13 nëntor 2022 | 15:46

Një person nga Rahoveci ka raportuar në polici se në rrethana të panjohura shtalla e tij e lopëve është përfshirë nga zjarri.

Siç raporton policia të njëjtit gjatë përfshirjes së zjarrit iu është djegur edhe një sasi e konsiderueshme e ushqimi i bagëtive dhe një lopë, gjithashtu.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një stallë me ushqim të bagëtive, ku si pasojë e zjarrit është djegur një sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve si dhe një kafshë shtëpiake (lopë). Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në statistikat e BQK-së, në Kosovë deri në shtator…