Digjet shtëpia e familjes 6 anëtarëshe në Plemetin

12 nëntor 2019 | 12:53

Policia e Kosovës,  raporton se një shtëpi në Plemetin të Obiliqit është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit njëzetekatër orësh  të policisë, viktima i komunitetit ashkali ka raportuar se derisa kanë qenë duke fjetur, shtëpia e tij e banimit është kapluar nga zjarri. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit nuk dihet, por shtëpia është djegur dhe tani është e pabanueshme. Viktima së bashku me familjen gjashtë anëtarëshe është strehuar tek të afërmit e tij. Për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit”, thuhet në raportin njëzetekatër orësh të PK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamata prej 5 për qind për kthimin e parave të…