Diku në Hamburg

04 dhjetor 2019 | 08:36

Arif Molliqi

Diku në Hamburg

tashmë toka është gjelbëruar
unë jam diku në Hamburg
këtu një lajmërim i radhës më vjen
nuk do të ketë kurrfarë zie aty ku ra dita
dhe pa dashur u rrëqetha i tëri
derisa e shikoja përmbysjen e premtimeve
nga sytë e mi u hoqën perdet
mbi supe më ra një barrë e rëndë
me këto drithërima nuk dua të takohem sërish
megjithatë pyes
a mos janë veç ëndrra

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inxhinierja Luljeta Bozo, kërkoi që të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet…