Dinamo dhe Skënderbeu rikthehen zyrtarisht në Kategorinë Superiore

23 prill 2023 | 17:56

Dinamo është mundur 2-1 në javën e 24 të Kategorisë së Parë, por pavarësisht humbjes bardheblutë kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Superligë, vetëm një sezon pas rënies.

Skuadra nga kryeqyteti javën e ardhshme ka në kalendar ndeshjen me Tërbunin, që jepet 3-0 në tavolinë për shkak të dënimit të pukjanëve.

Së bashku me Dinamon ngjitjen në Superligë ka siguruar edhe Skënderbeu. Falë fitores 0-4 kundër Cërrikut korçarët janë zyrtarisht në elitë sezonin e ardhshëm kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, ata mbajnë kreun e renditjes.

Flamurtari i vendit të tretë duhet të luftojë ende për rikthimin në Superligë. Kjo sepse vlonjatët këtë të diel janë mposhtur 0-1 nga Tomori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar për shkak të mungesës së deputetëve nuk…