Dion Ajvazi i thotë po Kosovës

14 qershor 2021 | 13:30

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë të FFK-së, Agim Dibranin pritën sot në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova, i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.

17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës. Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Përfaqësues U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.

Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin. Ndërsa kryetari Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese.

FFK-ja edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve. Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovën dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka…