Diplomatët rusë dhe amerikanë takohen pas samitit në Helsinki

04 korrik 2018 | 14:36

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë pajtuar që diplomatët e tyre të lartë të takohen pas samitit të presidentëve të të dyja vendeve, që do të mbahet këtë muaj, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavrov ka thënë se takimi i tij me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, do të zhvillohet pas bisedimeve midis Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit, në Helsinki, më 16 korrik.

“Jemi pajtuar që datën dhe vendin ta zgjedhim pas takimit të presidentëve tanë në Helsinki”, ka thënë Lavrov.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë të tensionuara keq, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, rolit të Moskës në luftërat në Siri dhe lindje të Ukrainës, si dhe ndërhyrjes së saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Putini është i gatshëm për kompromise me Trumpin për të gjitha çështjet, përveç statusit të Krimesë, të cilën Moska e konsideron pjesë të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijimi i Zonës Ekonomike në Komunën e Rahovecit është lajm…