Diplomati amerikan: Trumpi e kushtëzoi ndihmën për Ukrainën

20 nëntor 2019 | 17:05

Gordon Sondland, ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, ka thënë se ka mbajtur të informuar Departamentin Amerikan të Shtetit dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në përpjekjet për t’i bërë presion Ukrainës që të hetojë një rival politik në këmbim të ndihmës ushtarake, duke thënë se në këtë situatë ka ekzistuar kushtëzimi.

Në Shtetet e Bashkuara ky veprim njihet si “quid-pro-quo”.

Në fjalimin e përgatitur për 20 nëntor para Dhomës së Përfaqësuesve, e cila është duke kryer hetimet për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, Sondlandi ka konfirmuar se ka biseduar në telefon me Trumpin, një ditë pasi presidenti i ka bërë presion liderit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

Sondlandi ka thënë se ka ndjekur “urdhrat e presidentit” ku është marrë me Ukrainën dhe se ka punuar me avokatin personal të Trumpit, Rudy Giuliani, “për të thyer bllokadën” dhe për të siguruar përsëri ndihmën në vlerë të qindra miliona dollarëve për Kievin.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/30282874.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fritz fon Vajzseker, djali i ish presidentit gjerman, Riçard fon…