Diplomati i Maltës e krahasoi Merkelin me Hitlerin, dha dorëheqje

11 maj 2020 | 10:34

Ambasadori i Maltës në Finlandë ka dhënë dorëheqje të dielën pasi në një koment e krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me Adolf Hitlerin, raporton “Deutsche Welle”.

Michael Zammit Tabona kishte bërë një koment anti-Merkel në “Facebook”, por që i kushtoi me gjashtë vjet karrierë diplomatike, pasi ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo, ka njoftuar për dorëheqjen e Tabonas duke pranuar se po bën të pamundurën t’i “riparoj” marrëdhëniet me Berlinin, transmeton Telegrafi.

Bartolo tha se ka pranuar dorëheqjen e ambasadorit që në 2014-n u emërua dhe shërbeu në Helsinki. Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetin social me rastin e 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Zammit kishte shkruar: “75 vjet më parë e ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalë Angel Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit për ta kontrolluar Evropën”.

Mediat malteze raportojnë se postimi është fshirë dhe se Zammit Tabona nuk ka qenë i qasshëm për të marrë ndonjë prononcim prej tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiues kanadezë pretendojnë, se hashashi si bimë shëruese me gjasë…