Diplomati i Putinit: Ndërkombëtarët po bëhen gati për luftë me Korenë e Veriut

25 janar 2024 | 08:36

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbrëmë akuzoi Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë se po përgatiten për luftë me Korenë e Veriut, raporton Associated Press.

Kreu i diplomacisë ruse tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Koresë së Veriut “po zhvillohen në mënyrë aktive dhe cilësore” dhe shtoi se shihet se Koreja e Veriut po përpiqet të jetë e pavarur nga ndikimi i të tjerëve.

Lavrov tha në konferencën e OKB-së se blloku i ri ushtarak i mbledhur nga Shtetet e Bashkuara po forcon aktivitetet ushtarake dhe po kryen stërvitje në shkallë të gjerë.

“Retorika e Koresë së Jugut është bërë edhe më armiqësore ndaj Phenianit,” tha ai. “Mesazhe të ashpra po vijnë edhe nga Japonia dhe po flitet seriozisht për ngritjen e infrastrukturës së NATO-s me ndihmën e SHBA”, pohoi Lavrov.

Lavrov tha se qëllimi i atij blloku ushtarak është shprehur qartë.

“Ata po përgatiten për luftë me Korenë e Veriut”, është i bindur Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus tha se SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia diskutuan gjithashtu zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Është shumë qesharake se si e shprehën ata, por është e qartë se bëhet fjalë për bashkëpunim në lidhje me armët bërthamore”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia lëshoi katërmbëdhjetë dronë sulmues dhe pesë raketa në Ukrainë…