Diplomati rus gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Turqi

16 tetor 2023 | 08:12

Bëhet fjalë për kreun e Departamentit të Bashkëpunimit Pan-Europian të Ministrisë së Jashtme ruse, Nikolai Kobrinets.

Diplomati arriti në Stamboll për një takim me ambasadorët e huaj, raporton kanali televiziv turk, NTV.

Kolegët u përpoqën ta kontaktonin në telefon pasi zyrtari rus nuk erdhi në takimin e mëngjesit.

Pas kësaj, stafi i hotelit shkoi në dhomën e Kobrinets dhe gjeti trupin e pajetë të Kobrinetsit.

Sipas informacioneve paraprake të hetimit, ai ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

Ndryshe, shumë zyrtari shtetëror dhe oligarkë rus kohët e fundit kanë vdekur në mënyrë misterioze. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjuetar fantazmash profesionist nga Nashville thotë se ai vizitoi…