Diplomati sllovak: Është koha që ëndrra evropiane të bëhet realitet
09 maj 2021
| 20:49
Emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.
Në një shënim në “Twitter” ai ka thënë se ideja evropiane e solidaritetit, unitetit dhe miqësisë vazhdon ta frymëzojë miliona njerëz përreth BE-së.
“Është koha që kjo ëndërr evropiane të bëhet realitet për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë diplomati sllovak.



