Diplomoi gjenerata e 56-të e kadetëve policorë të Kosovës

15 tetor 2021 | 16:24

Gjenerata e 56-të e kadetëve policorë të Policisë së Kosovës ka diplomuar të premten.

Në njoftimin e policisë është thënë se duke u bazuar në situatën aktuale të pandemisë Covid -19, diplomimi është bërë në grupe të vogla në hapësirat e akademisë, i organizuar nga Drejtoria për Trajnime Themelore – Divizioni i Trajnimeve i Policisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla , drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti dhe stafi menaxhues, të cilët vlerësuan lartë aktivitetet dhe diplomimin e 197 kadetëve, tani si policë të rinj që do t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

Nga 18 tetor 2021, policët e rinj do të fillojnë të shërbejnë në kuadër të Policisë së Kosovës duke vazhduar me pjesën e programit të trajnimit fushor për policët e rinj në Stacione policore në kohëzgjatje prej dy viteve nën mbikëqyrje të instruktorëve praktik/fushor të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më në fund, Deontay Wilder i ka dhënë hakun e…