Disa kandidatë për asamblistë të PDK-së në Podujevë kërkojnë rinumërimin e votave

19 tetor 2021 | 17:19

Kandidati i PDK-së për asamblist në Kuvendit Komunal të Podujevës, Korab Zhugolli, ka  bërë me dije se një grup i kandidatëve për asamblistë nga kjo parti janë të pakënaqur me punën e komisonerëve dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në lidhje me numërimin e votave.

Në këtë kontekst, Zhugolli ka kërkuar ri numërimin e votave për asamblistë të PDK-së.

“Ne grupi i kandidatëve për Kuvendin Komunal nga Partia Demokratike  ju falënderojmë për votën tuaj për ne. Jemi shumë të kënaqur me besimin tuaj. Vota është e shenjtë. Në vendvotime është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë  në Podujevë. Ne jemi të pakënaqur me punën e komisionerëve dhe KKZ-së, votat dhe vullneti qytetare është shtrembëruar, lidhur me këtë kemi fakte të mjaftueshme. Ne do të ushtrojmë të drejtën tonë të ankesës në PZAP. Kërkojmë nga organet shtetërore që të hetojë keqpërdoruesit e fletëvotimeve dhe vullnetit qytetare. Andaj kërkesa jonë është rinumërimi i plotë i fletëvotimeve”, ka shkruar Zhugolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kandidatët e PDK-së për asamblistë në Podujevë që janë duke kërkuar rinumërimin e votave janë:  Argjend Softolli, Korab Zhugolli, Burim Januzi, Isuf Osmani, Elizabeta Selmani, Lindita Berisha, Miftar Behrami, Valmir Kapiti dhe Ditjona Statovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizmin e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht zëvendësministres së Drejtësisë,…