Vazhdojnë konsultimet për hartimin e strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje

19 tetor 2021 | 17:10

Nën organizmin e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht zëvendësministres së Drejtësisë, Nita Shala, njëherësh Koordinatore Kundër Dhunës në Familje, po vazhdon puna drejt hartimit të strategjisë për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe planit të veprimit 2022-2026.

Në kuadër të këtij angazhimi, po realizohen takime dypalëshe me anëtarë të organizatave të shoqërive civile, drejtuese të strehimoreve në gjithë republikën, oficerë policie nga gjithë stacionet policore në vend, të gjithë mbrojtësit e viktimave; të gjithë prokurorët e caktuar që punojnë në raste të dhunës në familje, dhe përfaqësues të emëruar nga kryesuesit e gjykatave të të gjitha niveleve në vend. Gjithashtu, do të zhvillohet takim konsultativ me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e ambasadave të vendeve partnere.

“Strategjia është mundësi e artë për të evidentuar aktivitete konkrete në zgjidhje të sfidave të evidentuara nga praktika dhe në parandalim e adresim efikas të dhunës në familje”, është shprehur Shala.

Takimet të rregullta do të ketë përgjatë ditëve në vijim deri në finalizimin e plotë të një drafti ambicioz, me shumë potencial dhe gjithëpërfshirës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 65 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar në…