Kuvendi miraton në parim Projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

19 tetor 2021 | 17:09

Me 65 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka paraqitur projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

“Duke qenë se rritja e interesit e bashkëpunimit me vendet partnere është i nevojshëm për integrimin e FSK-së jashtë vendit, kërkoj nga deputetët miratimin e këtij projektligji”, ka thënë Mehaj.

Ndërsa deputeti i LV-së, Enver Dugolli, ka thënë se Komisioni për Çështje të Sigurisë ka shqyrtuar këtë Projektligj duke shtuar se i plotëson kushtet e parapara.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së Hysen Berisha, ka shprehur mbështetjen për këtë projektligj, por që ka pasur dy vërejtje.

Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se në parim do ta mbështesin këtë projektligj duke parë rëndësinë që ka.

Ndërkaq deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se presidentja duhet të njoftohet me vendimin e qeverisë dhe të jetë në harmoni me Kushtetutën e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka vlerësuar se raporti…