Shasha: Kosova dhe BE-ja janë në pozicione të kundërta për vettingun

19 tetor 2021 | 17:07

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka vlerësuar se raporti i sotëm i BE-së për Kosovën tregon se Kosova dhe BE-ja zyrtarisht qëndrojnë në pozicione të kundërta për vettingun në drejtësi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në raport thuhet se ndërmarrja e në ri-vlerësimi të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve është brengosëse.

“Lajmi i parë i rëndësishëm nga Raporti i sotëm i BE-së për Kosovën është se prej sot BE-ja dhe Kosova edhe zyrtarisht qëndrojnë në pozicione të kundërta sa i përket vettingut. Nga raporti: ‘Qeveria e re është duke konsideruar disa opsione për procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në këtë drejtim, ndërmarrja e në ri-vlerësimi të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve është brengosëse’”, ka shkruar Shasha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia inskenoi një pushtim masiv të Ukrainës në stërvitjen e…