Disa pjesë të Fushë Kosovës pa ujë nga e diela, furnizimi i pjesshëm pritet të kthehet sot

23 nëntor 2022 | 12:19
Disa zona dhe lagje në komunën e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë që nga dita e diel.

Teksa tek disa zona ka pasur ujë kohë pas kohe, disa komplekse banesore nuk kanë pasur asnjë pikë uji që nga e diela.

Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, për “Klankosova.tv” ka thënë se punimet në kanalin e Ibrit janë duke vazhduar teksa furnizimi i pjesshëm pritet të kthehet sot.

Mjeku, mes tjerash, ka thënë se largimi i plotë i turbullirës në kanal do të marrë nga pesë deri gjashtë ditë kohë që nënkuptimin kthimin e furnizimit të plotë me ujë.

“Kanali është i turbullt, por ka filluar të bie niveli i turbullirës jemi duke e përcjell nivelin e turbullirës në kanalin e Ibërit. Meqë ka filluar të bie niveli i turbullirës gjatë ditës do të dalim me një njoftim në rast se niveli bie në nivelin e duhur. Nëse turbullira bie në nivelin e duhur merr deri tri orë që uji të mbërrij tek konsumatorët”.

“Nëse nuk ka reshje, për pesë deri në gjashtë ditë duhet kohë deri në stabilizimin e furnizimit me ujë. Presim që nga sot të stabilizohet furnizimi i pjesshëm me ujë”, ka thënë Mjeku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është duke hapur kasafortën për dy lojtarët e kombëtares…