Disa shkolla në Beograd alarmohen për bomba

17 maj 2023 | 08:15

Disa shkolla në Beograd kanë marrë kërcënime për bomba mëngjesin e sotëm.

Siç raporton N1, alarme për bomba ka në tri shkolla në zonën e Beogradit të ri.

Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin mëngjesin e sotëm morën një mesazhe kërcënuese që të mos i sillnin fëmijët e tyre në klasë sepse ekziston një kërcënim me bombë.

Ekipet e policisë janë dërguar në terren.

Serbia u trondit ditë më parë kur një 13-vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës në një shkollë fillore në Brograd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftimet në Ukrainë janë intensifikuar dhe Kievi po u bën…