Disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga një aksident hekurudhor në Gjermani

03 qershor 2022 | 17:20

Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjendja është ende konfuze dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën me një kontingjent të madh.

Në ditën e fundit të shkollës në Garmisch-Partenkirchen, në jug të Gjermanisë, një tren ka dalë nga shinat.

Prej aksidentit hekurudhor kanë gjetur vdekjen të paktën tre persona. Po ashtu, ka pasur 60 të plagosur, 16 prej tyre në gjendje serioze, ka bërë me dije një zëdhënës i policisë në Garmisch-Partenkirchen.

Treni rajonal me destinacion Mynihun ka dalë nga shinat rreth orës 12:45, ku tre vagonë të tij janë përmbysur.  Arsyeja e këtij aksidenti nuk është ende e qartë.

Pasagjerët e plagosur ishin të të gjitha grupmoshave, por në tren kishte një numër të madh nxënësish. Skuadrat e shpëtimit që kanë arritur me ambulanca dhe gjashtë helikopterë i kanë nxjerrë njerëzit nga dritaret e vagonëve të përmbysur. /DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e ardhshme, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të bëjë…