Disa viktima dhe të plagosur nga shpërthimi i gazsjellësit në Iran

14 mars 2019 | 18:00

Nga shpërthimi që ndodhi në një gazsjellës në jugperëndim të Iranit kanë vdekur të paktën katër persona, kanë raportuar mediet lokale.

Shpërthimi ka ndodhur për shkak të një rrjedhje gazi nga tubacioni që ndodhet midis kryeqytetit provincial, Ahvaz, dhe qytetit Mahshahrit.

Në mesin e të vdekurve janë edhe një fëmijë dhe një grua, ndërsa pesë persona të tjerë janë plagosur.

Nga ekipet e zjarrfikësve është bërë me dije se zjarri ka përfshirë edhe disa mjete transportuese të udhëtarëve.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se numri i viktimave ende nuk është përfundimtar.

Irani ka një infrastrukturë të vjetër, të cilën është përpjekur ta mbajë në funksion përgjatë gjithë periudhës disavjeçare të përballjes me sanksione të vendeve perëndimore.

Në gusht të vitit 2018, një shpërthim gazi në një kompleks sportiv në Teheran ka vrarë të paktën tre punëtorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur të enjten…