Distria kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit

22 mars 2024 | 11:16

Distria Krasniqi ka prekur çerekfinalen në Grand Slamin e Tbilisit.

Kampionia Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel, në kategorinë deri në 52 kg.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Në çerekfinale ajo takohet me garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të miqësores me Armeninë, futbollistët “dardanë” në paraditen…