Distria Krasniqi dhe Shpejtim Bojku më të mirët e vitit nga KOK-u

25 shkurt 2023 | 23:24

Xhudistja Distria Krasniqi dhe boksieri Shpejtim Bajoku janë sportistët më të mirë të vitit 2022 në Kosovë të shpallur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

KOK-u ka vazhduar traditën e shpalljes së më të mirëve të vitit, ndërsa Distria vazhdoi me mbledhjen e trofeve.

Ajo ishte më e mira edhe në vitin 2020 dhe 2021. Distria vjet ka fituar medalje të bronzta në Botëror e Evropian, medalje të arta në Lojërat Mesdhetare dhe në Masters, ndërsa lista e medaljeve të saj është dukshëm më e gjatë.

Medalje të bronztë botërore e evropiane kishte edhe boksierja Donjeta Sadiku, por suksesi në garat tjera ka bërë dallimin këtë herë.

“Viti 2022 ishte shumë i suksesshëm për mua. Dua ta falënderoj Tonin, pasi pa punën e tij gjitha këto suksese nuk do të ishin të mundura”, ka thënë Distria Krasniqi.

Te sportistët, konkurrenca ishte më e zbehtë. Boksieri Bajoku u shpall më i miri i vitit falë suksesit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Në Lojërat Mesdhetare, boksieri kosovar kishte fituar medaljen e bronztë, njëjtë si xhudisti Akil Gjakova. Ajo medalje i ka mjaftuar Bajokut që të shpallet më i miri i vitit 2022 në Kosovë.

“E falënderoj trajnerin Besim Brahimi për punën e jashtëzakonshme dhe falënderime për të gjithë ju“, ka thënë Bajoku.

Në ceremoninë “Laureatët e Vitit” u ndanë edhe çmime të tjera.

Trajner i vitit u shpall sërish Driton Kuka. Nxënësit e Kukës fituan medalje në të gjitha ngjarjet ku morën pjesë dhe sërish ishin bindshëm më të mirët në vend. Kuka shpallet trajner i vitit rregullisht që nga viti 2016, kur KOK-u nisi me ceremoni.

Përfaqësuesja e vitit te meshkujt u shpall ajo e futbollit, ndërsa te femrat, përfaqësuesja më e mirë ishte e hendbollit, që kaloi raundin e parë kualifikues për Botëror.

Xhudistit Dardan Cena i takoi çmimi shpresa olimpike te djemtë, ndërsa skitares Kiana Kryeziu te vajzat. Cena fitoi medalje të bronztë në Evropianin e juniorëve, ndërsa Kiana u paraqit në Lojërat Olimpike.

Me çmime speciale janë nderuar boksierja Donjeta Sadiku dhe futbollisti Vedat Muriqi që po luan me sukses te Mallorca në La Liga.

Me mirënjohje janë nderuar doajenët e gazetarisë sportive Agim Kasapolli, Xhavit Kajtazi e Azem Brovina.

 

Mirënjohje janë ndarë edhe për ekipin e mundjes që ishte në turne në Turqi në kohën e tërmetit të rëndë dhe për ekipin e kërkim-shpëtimit që ndihmoi në Turqi pas tërmetit.

 

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të brendshme dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 7 persona, persona që luajnë volejboll dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të tretë radhazi, Distria Krasniqi u shpall "Sportistja…