Distria Krasniqi fituese e medaljes së artë

08 shkurt 2020 | 18:06

Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudistët kosovarë kanë korrur sukses edhe në Grand Slamin e Parisit, i cili po mbahet këto ditë.

Është xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria në finale arriti të mposht xhudisten e njohur italiane, Odette Guiffrida.

Fitorja erdhi pas një ndeshje superiore nga Distria, e cila e sulmoi gjithë kohën dhe e detyronte kundërshtaren të mos luftonte.

Deri në finale, Distria erdhi pasi shënojë katër fitore, ndërsa raundin e parë e kaloi pa lojë.

Më vonë do të ndeshet edhe Nora Gjakova, e cila kërkon medaljen e brozntë me anë të repesazhit. /Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Astronomët u ngazëllyen nga yjësia  Centaurus, ku një yll i…