Distria kualifikohet në finale, Majlinda lufton për medaljen e bronztë

12 korrik 2019 | 15:01

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të kategorisë -48 kilogramë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Distria mposhti me Ippon, spanjollen, Julia Figueroa. Në finale takohet me Funa Tonaki të Japonisë.

Ndërsa Majlinda Kelmendi u ndal në gjysmëfinale nga japonezja, Chishima Maeda, kategoria -52 kg. Kelmendi garon për medaljen e bronztë me spanjollen, Ana Perez Box.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sllovenia do të vendosë pengesa shtesë në kufirin me Kroacinë,…