Dita e Çlirimit të Prishtinës, Rama nderon të rënët për liri

11 qershor 2023 | 14:34

Në 24-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, kryetari i kësaj komune, Përparim Rama, bashkë me drejtorë e këshilltarë komunalë, si dhe organizata të dala nga lufta e UÇK-së, të dielën kanë përkujtuar dhe bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Rama e ka vlerësuar këtë ditë si më të rëndësishmen për gjithë vendin e veçmas për kryeqytetin.

Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ai ka thënë se falë tyre, populli e shijon lirinë sot.

“Me nderim dhe mirënjohje të thellë, sot përulemi para atyre që rezistuan dhe luftuan për lirinë e Prishtinës. U bëjmë homazh dëshmorëve të rënë dhe i drejtojmë lutjet tona për familjet e tyre, sepse janë ato që mbajnë barrën e sakrificës dhe na frymëzojnë me përkushtimin e palëkundshëm ndaj çështjes sonë fisnike”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Kjo ditë do të shënohet me disa aktivitete në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka përkujtuar 24-vjetorin e çlirimit…