Halimi: Kurti duhet të reflektojë, liria dhe siguria jonë varen nga ShBA-ja, NATO-ja e BE-ja

11 qershor 2023 | 14:25

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka përkujtuar 24-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ku me këtë rast ka folur edhe për situatën politike në vend.

Halimi ka thënë se tash në këtë kohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të reflektoj sepse siguria e vendit varet nga marrëdhëniet me ShBA-në, NATO-në dhe BE-në.

“Ndaj, kur vendi sot ndodhet në situatën më të brisht të lëkundjes së këtij raporti, Kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA-në dhe BE-në e NATO-n”, ka shkruar Halimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e…