Kurti: Ndërtesat komunale duhet të jenë për kryetarë të komunave, duhet ta mbajmë Njësinë Speciale atje

11 qershor 2023 | 14:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e krijuar në tri komunat veriore, aty ku serbët lokal po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Kurti, në mbledhjen e 51-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë tha se ndërtesat e komunave duhet të jetë për kryetar të komunave.

“Ndërtesa e komunës duhet të jetë për kryetar të komunës, kryetarët e komunave ku do të punojnë nëse jo në zyrat e tyre, në ndërtesat e komunës. Për shkak të grupeve kriminale ekstremistëve të dhunshëm ne jemi të detyruar që ta kemi aty Njësinë Speciale, e cila mbron kryetarin tonë, kryetarin e Leposaviqit, i cili do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ndërtesat komunale në veri janë të Republikës së Kosovës, dhe nuk duhet të jenë të ndara për funksionim sipas përkatësisë etnike.

“Nuk është e drejtë të insistohet nga kushdo qoftë se në ndërtesat në komunat veriore të Kosovës na u dashke që kryetari të jetë veç serb dhe se vetëm serbët mund të hyjnë në ato ndërtesa. Ndërtesat janë të Republikës, nuk mund të jenë të ndara për funksionim sipas përkatësisë etnike”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është aleat i pakompromis edhe i Bashkimit Evropian edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, kryeministri ka bërë me dije se ka biseduar në telefon me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetimin.

Kurti ka thënë se ka qenë i brengosur për Hetemin se mos është mërzitur brenda zyrës, por tregoi që Hetimi ka qenë i brengosur se mos është mërzitur Kurti.

“Unë e thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, dhe ndodhi diçka interesante, sepse kur e thirra kisha pak brengë se mos është mërzitur aty në zyre, u bënë shumë javë, por unë teksa isha i brengosur mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur se mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon ai pe, ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë. Prandaj, biseda në vazhdim ishte përveç që e përzemërt ishte edhe e këndshme”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre turistë britanikë janë zhdukur pas zjarrit në bordin e…