Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare, Haradinaj: Sot ato kontribuojnë për paqen në botë

04 dhjetor 2022 | 12:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se sot kujtojmë ata që kontribuuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

“Në këtë përvjetor, kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Urime Ditën e Forcave të Armatosura Shqiptare!

Në këtë përvjetor, kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare si pjesë e NATO-, kontribuojnë për paqen në misione të ndryshme në botë.

Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly tregon që nuk i frikësohen asnjë…