‘Dita e Presidentit’, Hoxhaj: Me mendje e zemër jemi te presidenti Thaçi

24 maj 2021 | 13:06

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në “Ditën e Presidentit” ka thënë se me mendje dhe zemër është te ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Hoxhaj ka thënë se Thaçi i mungon Kosovës më shumë se asnjëherë me parë.

“Në pritje të presidentit! Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër jemi te Presidenti Hashim Thaçi. Ai që kishte vizion, guxim e veprimtari për Kosovën e mëvetësishme. Ai që udhëhoqi luftën për çlirim e rrugën drejt pavarësisë. Presidentin që po i mungon Kosovës më shumë se asnjëherë. Deri në ditën e madhe dhe të pashmangshme të rikthimit në atdhe, ne do të jemi në pritje të presidentit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri duket se do të jetë ndër…