Dita e Tokës, ministri Aliu themelon task-forcë për mbrojtjen e mjedisit

22 prill 2024 | 11:54

Ministri  i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në Ditën e Tokës, ka bërë me dije krijimin e një task-force e cila do merret me mbrojtjen e mjedisit.

Ai ka thënë se pjesë e kësaj task-force do të jenë edhe disa ministri.

“Task-forca e gjelbërt do të jetë një trup nga institucionet e ndryshme të Qeverisë së Kosovës, në përbërje do të jetë Ministria e Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Bujqësisë për zbatimin e këtij vendimi. Kjo task-forcë, po krijohet si strukturë e veçantë dhe e përkohshme dhe do të merret me përmirësimin e nivelit të mbrojtjes për lumenjtë, reduktimin e mbeturinave plastike dhe ndërmarrjen kundër degradimit mjedisor”.

Kemi më shumë se një muaj që përgatitemi për themelimin e kësaj task-force dhe presim që brenda javës të mbajmë mbledhjen ku presim të miratohet edhe agjenda e veprimeve konkrete që do të fillojë menjëherë. Përgjatë këtyre viteve, nëse kemi punuar në plane të përgjithshme, ka ardhur koha që të marrim masa konkrete në zbatimin e masave”, ka thënë Aliu.

Dita e Tokës: Aliu themelon Task-Forcë, aty do jetë ministria e Sveçlës, e  Rozeta Hajdarit dhe ajo e Pecit - NACIONALE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zotuar se qeveria e…