Dita e tretë e vaksinimit në Shqipëri, mjekë e infermierë do marrin dozën e parë të vaksinës anti-Covid

13 janar 2021 | 12:37

Sot është dita e tretë e vaksinimit kundër virusit Covid-19 në Shqipëri.

Procesi është duke vazhduar të kryhet sipas çdo rregulli dhe standardi të parashikuar, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Falë 975 dozave të para të siguruara të vaksinës Pfizer, mjekët, infermierët dhe epidemiologët do mund të vaksinohen për të pasur një armë më shumë në luftën kundër virusit.

Në ditën e tretë vazhdon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me Covid-19 të spitalit Infektiv, për të garantuar asgjësimin e rrezikut nga armiku i padukshëm.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka shpërndarë foto të stafit mjekësor teksa marrin dozën e parë të vaksinës anti-Covid, raporton “TCh”.

Kujtojmë se ditën e djeshme janë vaksinuar 60 mjekë, infermierë dhe epidemiologë, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit ka falënderuar ekipet për punën e tyre.

Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda u lëndua në ndeshjen që e zhvilloi…