“Ditari”, filmi i parë i zhanrit horror shfaqet premierë

27 tetor 2021 | 16:35

Të enjten (28 tetor) do të mbahet premiera e parë e filmit “Ditari”.

Premiera do të mbahet në qytetin e Prizrenit në kinemanë “Cinemarine” në Abi Qarshia.

Filmi do të filloi nga ora 19:00.

Filmi me titullin “Ditari” është filmi i parë “horror” në Kosovë, që vjen si rezultat i një pune dhe përkushtimi katërvjeçar.

Me regji të Liridon Beqirit, filmi përshkruan historinë e disa të rinjve, të cilët një natë vendosin të dalin në kamping, në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, por me një mister të tmerrshëm. Asnjëri nga personazhet nuk është në dijeni se kush dhe çfarë e ruan atë shtëpi.

I pari i këtij lloji në vendin tonë, “Ditari” pritet të jetë ndër filmat më të frikshëm në Ballkan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë thirrje që të…