“Ditë e dyerve të hapura” dhe ekspozitë në Konsullatën e përgjithshme të Kosovës

12 shkurt 2018 | 11:25

Njoftim nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, me rastin e vitit jubilar – dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 20.02.2018, ditë e martë, nga ora 14.00, do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të vizitojnë selinë e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në adresën e re; Rue de Lausanne 63, 1202 Genève.

Me këtë rast, në lokalet e Kosullatës së Përgjithshme të RKS në Gjenevë, duke filluar nga ora 18.00, do të hapet ekspozita me pikturat e artistit të mirënjohur Samedin Asllani dhe do të organizohet një pritje e koktej rasti për të gjithë të pranishmit, për të shënuar kështu 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Jeni të mirëseardhur!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës…